Breshëri raketash në Ukrainë/ Goditet rafineria e naftës, humb jetën një grua

by admin
Spread the love

Rusia lëshoi ​​36 raketa në Ukrainë, duke goditur rafinerinë e saj më të madhe të naftës.

Sipas forcave ajrore të Ukrainës dëmi në rafinerinë Kremenchuk, në lumin Dnipro, është ende i paqartë, por një grua e moshuar ka humbur jetën. Në atë zonë u plagosën tetë persona dhe u shkatërruan 60 shtëpi.

Kreu i ushtrisë rajonale të Dnipropetrovsk, Serhii Lysak, tha se 79-vjeçarja humbi jetën nga plagët e marra.

“Pas sulmit me raketa, e gjithë rruga duket si diçka nga një film horror”, ka shkruar ai. Vetëm në pak kohë e gjithë zona u mbush me shtëpi të rrënuara, makina të djegura, xhama dhe dyer të thyera.

Forcat ajrore të Ukrainës rrëzuan 16 nga raketat e lëshuara, ndërsa policia në Moldavi tha se gjeti mbetje raketash pranë kufirit me Ukrainën.

 

 


Top Channel

You may also like