Brad Pitt ushtroi dhunë ndaj Angelina Jolie, publikohen faktet

by admin
Spread the love

Angelina Jolie më në fund ka fituar të drejtën për të marrë dosjen prej 164 faqesh që paraqet luftën e saj me Brad Pitt.

Një akuzë mjaft e rëndë që u zbulua për lidhjen e Pitt dhe Jolie, ishte ajo e zënkës në avion gjatë një fluturimi në vitin 2016. FBI më në fund ka lëshuar dosjen prej 164 faqesh për Angelina Jolie, e cila detajon hetimin e tyre për “luftën” që ndodhi në atë avion. Radar Online raporton se FBI më në fund i ka dorëzuar aktorit një sërë dokumentesh, ndërsa procesi i shqyrtimit të tyre tashmë ka përfunduar.

Pitt akuzohet se ka sulmuar fizikisht Jolie në një udhëtim nga Franca në Los Anxhelos. Jolie ishte e pakënaqur me cilësinë e hetimit të FBI-së për atë që ndodhi në avion.

Sipas Jolie, aktori kishte sulmuar atë dhe fëmijët e tyre. Avokati i Jolie u shpreh: Pitt e mbyti njërin nga fëmijët dhe e goditi një tjetër në fytyrë, gjithashtu e kapi Jolie nga koka dhe e tundi atë.

Asnjë akuzë penale nuk u ngrit kundër Pitt, gjë që detyroi Jolie të paraqiste një Kërkesë për Lirinë e Informacionit, duke shpresuar të zbulonte se pse FBI kishte arritur në këtë përfundim. Avokati vazhdoi duke thënë se: Mohimi i vazhdueshëm i atij informacioni për Jolie ka penguar dhe vazhdon të pengojë përpjekjet e saj për të marrë për fëmijët e saj kujdesin e nevojshëm të vazhdueshëm dhe kujdesin mjekësor./Botapress.info/

You may also like