Bombë nga Franca, është arritur marrëveshja midis Pogba dhe PSG

by admin
Spread the love

Paris Saint-Germain po mendon për merkaton e verës dhe objektivin kryesor e ka të qartë. Sipas L’Equipe, parizienët do të tentojnë gjithçka për të afruar në kryeqytet mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba.

Mesfushori francez është në skadencë kontrate me United dhe rinovimi nuk është më një opsion për të. Për pasojë, mund të jetë një marrëveshje “low cost” për Leonardon. Në rast se do të vinte me parametër zero, e vetmja gjë që mbetet për të negociuar është rroga e lojtarit, diçka që sipas mediave franceze është arritur që tani me lojtarin.

Megjithatë, Pogba kërkohet edhe nga Real Madrid që kërkon të dalë përpara PSG në këtë garë. Ata duan të rrëmbejnë Pogba nga Manchester United dhe njëkohësisht edhe Kylian Mbappe nga PSG për merkaton e verës. /oversport.tv

You may also like