Bombardime pranë Rafahut! Vritet një anëtar i Mbrojtjes Civile Palestineze, 4 të tjerë të plagosur

by admin
Spread the love

Një anëtar i agjencisë palestineze të shërbimeve emergjente të Mbrojtjes Civile u vra dhe katër të tjerë u plagosën në granatimet të shtunën në mëngjes, thanë zyrtarët nga Autoriteti Palestinez në një deklaratë.

“Një bombardim izraelit… i shënjestroi ata ndërsa po kryenin detyrat e tyre në zonën e Khirbet al-Adas, në lindje të Rafah në Rripin jugor të Gazës”, thuhet në deklaratë.

Sulmet vijnë pasi kamionët me ndihma humanitare hynë në pikën kufitare Rafah të shtunën në mëngjes për të transferuar ndihma tek autoritetet në Gaza.

Menjëherë pasi kamionët egjiptianë shkarkuan furnizimet thelbësore dhe u kthyen në anën egjiptiane të pikës kufitare Rafah, një profesionist i pavarur i CNN në terren dëgjoi gjashtë shpërthime në anën e Gazës.


Top Channel

You may also like