“Boll, mos bërtit”, acarohet debati mes Antonelës dhe Einxhelit

by admin
Spread the love

Këto ditë sfida e banorëve në “Big Brother VIP” është të mbajnë të ndezur një zjarr në oborr deri në spektaklin e ditës së martë. Kjo detyrë do të duhet të realizohet jo vetëm gjatë ditës por edhe gjatë natës. Banorët janë ndarë në çifte të cilët do të shoqërojnë dhe ndihmojnë njëri-tjetrin gjatë kësaj prove.

Mirëpo, duket se gjërat nuk kanë shkuar si duhet dhe prova është bërë shkak për një sherr mes Antonelës dhe Einxhel. Kjo e fundit e nisi debatin fillimisht me Sarah pasi tha se nuk ka ndërmend të bëjë punë shtëpie sepse është lodhur.

Në debat u përfshi edhe Antonela që i tha se të gjithë kanë qëndruar pa gjumë duke realizuar turnin. Më pas debati mes tyre ka agravuar në tone të larta.

“Po më acaron se nuk të mbyllet goja. Ku e di orën ti? Duke kundërshtuar kot!”-iu drejtua Antonela, teksa Einxhel iu drejtua: “Antonela, boll!”

Dy vajzat kanë patur kohët e fundit një raport të qetë. Në fillim të rrugëtimit të saj, Antonela debatoi ashpër me Antonelën duke shkëmbyer edhe akuza të ashpëra. Kur marrëdhënia mes tyre filloi të përmirësohej, diçka sërish shkoi keq.


You may also like