Bojmacaliev: Nuk ka të arrestuar për të shtënat në Haraçinë, sulmuesit janë ende të lirë

by admin
Spread the love

Zv. ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë teknike, Mitko Bojmacaliev, mohon se ka persona të arrestuar lidhur me atentatin e dështuar ndaj kryetarit të Komunës së Haraçinës, Ridvan Ibraimi.

Sipas Bojmacaliev, një person është arrestuar gjatë një kontrolli rutinë të kufirit me Kosovën, duke shtuar se personi nuk është i lidhur me të shtënat në Haraçinë.

“Aty u arrestua një person i kërkuar me urdhër ndërkombëtar. Sulmuesit janë ende në kërkim. Ka të dyshuar, por publiku duhet ta dijë se duhet të jemi transparent. Dje disa struktura u përpoqën të krijonin një imazh se kemi arrestuar persona për vrasjen. Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar në lidhje me rastin”, thotë Bojmacaliev për “Sloboden Peçat”.

Dje një pjesë e mediave raportuan, sipas burimeve nga MPB-ja, se janë ndaluar dy persona të dyshuar si asistues në tentativën për t’i vrarë kryetarin e komunës së Haraçinës./Telegrafi/

MARKETING



You may also like