BM – Sunak: Në qeverinë e mëparshme u bënë gabime

by admin
Spread the love

LONDËR, 25 tetor /ATSH-DPA/-Rishi Sunak është emëruar sot zyrtarisht kryeministri i Britanisë së Madhe nga mbreti Charles III pas dorëheqjes së Liz Truss pas 49 ditësh në detyrë.

Udhëheqësi i ri konservator u ftua sot në Buckingham Palace nga mbreti Charles, për të formuar një qeveri të re, pas largimit te Truss si kryeministrja me mandatin më të shkurtër në histori.

Sunak, 42 vjeç, është kryeministri i parë hindu i Britanisë së Madhe, i pari i trashëgimisë aziatike dhe drejtuesi më i ri në më shumë se 200 vjet.

Rishi Sunak paralajmëroi se vendi është në një krizë të thellë ekonomike teksa mbajti fjalimin e tij të parë si kryeministri i ri britanik.

Ai tha se ishin bërë gabime nën kryesinë e shkurtër të Liz Truss, ndërsa paralajmëroi se vendi do të përballej me vendime edhe më të vështira.

Sunak tha se ishte i vendosur të “ndreqte” gabimet e paraardhëses së tij, Truss, duke iu referuar përpjekjeve për të ofruar një plan për rritjen ekonomike, por që përfundoi duke tronditur tregjet, dhe çuar në dorëheqjen e saj.

Rishi Sunak u zotua se qeveria e tij do të kishte integritet, profesionalizëm dhe llogaridhënie në çdo nivel, dhe se do të fitonte sërish besimin e publikut britanik.

Ai tha se ai nuk i trembej detyrave dhe se ishte i gatshëm për të udhëhequr vendin në të ardhmen.

“Unë e kuptoj plotësisht se sa të vështira janë gjërat, dhe se ka shumë punë për të bërë, për të rikthyer besimin pas gjithë asaj që ka ndodhur,” tha ai.

“Gjithçka që mund të them është se muk i trëmbem punës. Unë e njoh detyrën e lartë që kam pranuar dhe shpresoj t’i përmbush kërkesat e saj”, shtoi ai.

“Unë qëndroj këtu para jush, i gatshëm për të udhëhequr vendin tonë në të ardhmen. Për të vënë nevojat tuaja mbi politikën, për të arritur dhe ndërtuar një qeveri që përfaqëson traditat më të mira të partisë sime”, tha Sunak.

“Së bashku, ne mund të arrijmë gjëra të pabesueshme. Ne do të krijojmë një të ardhme të denjë për sakrificat që janë bërë bere deri me tani”, shtoi ai. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like