BM – Sunak: Kërcënimet iraniane kundër Izraelit të papranueshme

by admin
Spread the love

LONDËR, 11 prill /ATSH-DPA/ – Kërcënimet iraniane për të kryer një sulm raketor ndaj Izraelit janë të papranueshme, deklaroi kryeministri britanik Rishi Sunak teksa përsëriti mbështetjen e Britanisë së Madhe për të drejtën e Tel Avivit për t’u mbrojtur.

Teherani është zotuar të hakmerret pasi dy nga gjeneralët e tij të lartë u vranë në një sulm ajror në konsullatën e tij në Siri në fillim të këtij muaji, për të cilin ushtria amerikane beson se ishte kryer nga Izraeli.

Ndërsa Izraeli nuk e ka komentuar sulmin, udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei tha se ”Izraeli duhet të ndëshkohet”.

Duke folur për transmetuesit të enjten, Sunak dënoi komentet e ajatollahut, duke i quajtur ato “të papranueshme”.

”Ne, si amerikanët, mbështesim plotësisht të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten”, theksoi Sunak.

Britania e Madhe e konsideron Iranin një rrezik të madh për sigurinë rajonale dhe ka ndërmarrë hapa për të mbrojtur Mbretërinë e Bashkuar nga kërcënimet nga Teherani.

Komentet e tij i bëjnë jehonë atyre të presidentit amerikan Joe Biden, i cili deklaroi se ”angazhimi i vendit të tij për sigurinë e Izraelit përballë kërcënimeve iraniane është i hekurt”.

Vetë Izraeli tashmë ka kërcënuar se do ta godasë Iranin drejtpërdrejt nëse ai fillon një sulm nga territori i tij, dhe ka frikë se lufta midis Izraelit dhe Hamasit mund të zgjerohet gjithashtu përmes përfshirjes së grupit militant Hezbollah me bazë në Liban të mbështetur nga Irani./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like