BM – Cameron: Mbështetja e SHBA-së për Kievin gur themeli në luftën për demokraci

by admin
Spread the love

LONDËR, 9 prill /ATSH-ATSH/- Mbështetja e SHBA-së për Ukrainën është një gur themeli në luftën për demokraci, tha sot sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron gjatë një fjalimi drejtuar Kongresit lidhur me paketën e bllokuar të ndihmës.

“Suksesi i Kievit në mposhtjen e Rusisë është jetik për sigurinë amerikane dhe evropiane”, tha Cameron duke iu kërkuar ligjvënësve përtej Atlantikut të miratonin ndihmën urgjente” të mëtejshme për vendin.

“Gjatë një vizite të planifikuar në Uashington, Cameron do të bëjë thirrje për t’i ofruar Ukrainës burimet e nevojshme për të vazhduar mbrojtjen edhe në vitin 2025”, tha Ministria e Jashtme.

Cameron do të takohet me sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken, si dhe me liderët e Kongresit, të cilëve do t’u kërkojë të “ndryshojnë narrativën” për mbështetjen për Kievin, ndërkohë që një paketë e ndihmës me vlerë miliarda dollarë ka mbetur e bllokuar në Kapitol Hill. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like