Bislimi thotë se Raporti BE-së përmban pasaktësi: Ka pasur absorbim të informacioneve

by admin
Spread the love

Zëvendëskryeministri
i parë për integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi ka marre
pjese në tryezën me temën “Raporti i BE-së për Kosovën 2021”, organizuar nga
Instituti EPIK në bashkëpunim me Komisionin për
Integrim Evropian dhe me mbështetje të GIZ-it, raporton Ekonomia Online.

Bislimi tha se Raporti dallon në
dy gjashtëmujorët, gjegjësisht gjatë Qeverisë Hoti dhe Kurti. Bislimi ka
deklaruar se Raporti përmban pasaktësi dhe se në disa rasti ka pasur absorbim të
informacioneve.

“Raporti flet për mungesë të
shumicës parlamentare dhe polarizim politik. Kjo shihet që flet për pjesën e
parë se në gjashtëmujorin e dytë ka shumicë parlamentare, nuk ka fare polarizim
politik, ka bashkëpunim mes institucioneve”.

Në tryezë  e organizuar për diskutim të Raportit,
Bislimi deklaroi se në këtë Raport rekomandohet aprovimi Kodi i Procedurës
Penale, megjithatë, i njëjti është kryer në shtator.

“Kjo vlen edhe për shifrat e
zhvillimit ekonomik edhe për të hyrat buxhetore. Por edhe për statistikat që
kanë të bëjnë me procesin e vaksinimit. Në Raportin e progresit përmendet marrëveshja
e 30 shtatorit për targat, që nënkupton se me pak bashkëpunim kemi mundur t’i përfshijmë
të gjitha të dhënat deri më 30 shtator”, tha ai.

“Kemi një situatë në gjashtëmujorin e fundit, i cili nuk mund të përshkruhet me këtë fjali që mund ta hasim në Raport”.

Zëvendëskryeministri Bislimi në fjalën përmbyllëse
tha se 40.9% e planit vjetor është përmbushur.

“Ne kemi përmbushur 40.9% të planit
vjetor. Plani i veprimit ERA ka 20% të përmbushjes së aktiviteteve. Ka 167%
tregues që janë në zbatim e sipër dhe pa vonesa deri tani, 10.85% për të cilët
janë raportuar se ka vonesa të vogla në implementim”.

Kurse kryetarja e Komisionit për
Integrim Evropian,  Rrezarta Krasniqi,
deklaroi se anëtarësimi në BE është synim strategjik i Kosovës, raporton EO.

“Viteve të fundit Kosova ka bërë
progres në rrugën tonë integruese. Sa i përket liberalizimit të vizave unë
mendoj që jemi në stadin e fundit të këtij rrugëtimi të gjatë. Raporti duhet të
shërbejë si udhërrëfyes për jetë  e
qytetarëve”.

You may also like