Biden tregon nëse do i kërkojë Kinës që të “izolojë” Rusinë dhe zbardh bisedat me Indinë

by admin
Spread the love

Presidenti Joe Biden nuk preferoi të përgjigjet nëse do i kërkojë Kinës që të izolojë Rusinë, pas sulmit ushtarak në Ukrainë. Në një konferencë për mediat, Joe Biden deklaroi se ka zhvilluar biseda edhe me Indinë, por ata nuk kanë vendosur ende se kë do të mbështesin në këtë konflikt.

Pjesë nga deklarata për shtyp:

A do i kërkoni Kinës që të “izolojë” Rusinë?

Joe Biden: Nuk dua të jap një koment për këtë në këto momente.

A është India me ju?

Joe Biden: Ne jemi në biseda me Indinë, zhvilluam disa biseda ditën e sotme me përfaqësues të Indisë. Ne nuk e kemi zgjidhur ende se në cilin krah do të jetë India.

You may also like