BERLIN – Scholz: Përshëndes miratimin e propozimit francez nga MV

by admin
Spread the love

TIRANË, 16 korrik/ATSH/- Përshëndes votën e Parlamentit maqedonas që hap rrugën për konferencat e para të anëtarësimit në Bashkimin Evropian me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, shkroi sot në Twitter kancelari gjerman Olaf Scholz.

“Ne ju duam si anëtarë të Bashkimit Evropian dhe do të jemi pranë jush gjatë gjithë rrugës”, shtoi Scholz.

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi sot propozimin francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjes me Bullgarinë, që do t’i hapë rrugën procesit të integrimit evropian.

Propozimi u miratua sot me 68 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Deputetët e opozitës nuk morën pjesë në procesin e votimit.

Deputetët votuan për shtatë konkluzionet e hartuara nga grupi parlamentar i Lidhjes Socialdemokrate (LSDM), të cilat garantojnë njohjen e gjuhës dhe identitetit maqedonas.//a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakMeta për votimin në Maqedoninë e Veriut: Çel rrugën e anëtarësimit për të dy vendet tona

You may also like