BERLIN – Merkel: Gorbaçov tregoi sesi një burrë shteti i vetëm mund të ndryshonte botën

by admin
Spread the love

BERLIN, 31 gusht /ATSH-DPA/- Ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel ka nderuar sot laureatin rus të çmimit Nobel për Paqe dhe ish-udhëheqësin sovjetik, Mihail Gorbaçov, duke e përshkruar atë si një politikan unik global.

“Arritjet e tij historike do të mbeten gjithmonë në kujtesë, veçanërisht gjatë këtyre javëve dhe muajve të tmerrshëm të luftës së Rusisë kundër Ukrainës”, tha Merkel në një deklaratë.

“Gorbaçov shkroi historinë botërore, duke treguar sesi një burrë shteti i vetëm mund ta ndryshonte botën për mirë”, tha ajo.

“Pa guximin e Gorbaçov për reformën e Bashkimit Sovjetik, revolucioni paqësor në GDR (Republika Demokratike Gjermane ose Gjermania Lindore) nuk do të ishte i mundur”, shtoi Merkel. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like