BERLIN – Arrestohen trafikantë të dyshuar të migrantëve kinezë

by admin
Spread the love

BERLIN, 17 prill /ATSH-DPA/ – Dhjetë të dyshuar janë arrestuar në një bastisje në shkallë të gjerë që synonte të parandalonte një rrjet ndërkombëtar të trafikut njerëzor që po sillte ilegalisht shtetas kinezë në Gjermani.

Më shumë se 1 000 policë federalë dhe oficerë të tjerë të zbatimit të ligjit u përfshinë në operacionin e së mërkurës që përfshiu tetë shtete.

”Gjithsej 101 ambiente banimi dhe tregtare u kontrolluan, duke përfshirë dy firma ligjore”, tha policia federale në Sankt Augustin pranë Bonit.

Duke përfituar nga rregullat e posaçme për punëtorët e huaj të kualifikuar, banda e dyshuar e kontrabandistëve mori leje qëndrimi për rreth 350 shtetas, kryesisht kinezë, në këmbim të shumave euro pesë dhe gjashtë shifra.

Bastisjet u kryen në North Rhine-Westphalia, Schleswig-Holstein, Hamburg, Berlin, Hesse, Rheinland-Pfalz, Baden-Württemberg dhe Bavari. Gjithashtu janë sekuestruar pasuri dhe janë mbledhur prova të tjera.

Hetimi u përqendrua në rajonin perëndimor të North Rhine-Westphalia, ku 10 të dyshuarit, përfshirë dy avokatë, u morën në paraburgim./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like