BERLIN – Ambasadori ukrainas: Armët gjermane thelbësore për të mbijetuar

by admin
Spread the love

BERLIN, 16 janar /ATSH-DPA/- Ambasadori ukrainas në Gjermani Oleksii Makeiev i ka kërkuar qeverisë në Berlin që t’i sigurojë vendit të tij sa më shpejt, tanke luftarake “Leopard 2”, përpara negociatave të aleatëve perëndimorë për dërgesat e mëtejshme të armëve.

“Armët dhe tanket gjermane janë thelbësore për të mbijetuar”, tha Makeiev në një intervistë.

“Ne kemi shumë pak kohë për diskutime. Dhe ne presim që aleatët tanë ta kuptojnë këtë dhe të veprojnë siç duhet”, shtoi ai.

Më 20 janar, ministrat e Mbrojtjes nga aleatët perëndimorë të Ukrainës do të takohen në bazën ajrore amerikane “Ramstein”, në Gjermaninë perëndimore për të diskutuar mbështetjen e mëtejshme ushtarake për Ukrainën.

Britania e Madhe ishte vendi i parë që njoftoi se do t’i siguronte forcave të armatosura ukrainase tanke të prodhimit perëndimor, përkatësisht 14 nga” Challenger 2″ të saj.//a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 16/01/2023

You may also like