BERLIN – Ambasadori Melnyk: Vetëm një takim Putin-Zelensky mund të zgjidhin konfliktin

by admin
Spread the love

BERLIN, 10 mars /ATSH-DPA/- Ambasadori i Ukrainës në Gjermani, Andriy Melnyk tha se nevojitet një shkëmbim i drejtpërdrejtë midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, pasi ministrat e Jashtëm rus dhe ukrainas nuk arritën një progres në bisedimet e fundit.

“Ne besojmë se vetëm në nivelin më të lartë midis dy presidentëve është e mundur të gjendet një zgjidhje”, tha Melnyk për ARD.

Lidhur me takimin e ministrave të Jashtëm në Turqi Melnyk tha se ishte shumë zhgënjyes.

Gjithashtu, ai hodhi poshtë sugjerimet se Kievi ka braktisur synimin e tij për t’u bashkuar me NATO-n.

“Qëllimi mbetet para nesh, por sigurisht që ne jemi të gatshëm të flasim edhe për çështje të tjera në bisedimet e nivelit të lartë me Rusinë”, tha ai.

Melnyk tha se perspektiva e anëtarësimit në BE ishte gjithashtu një çështje kyçe për Ukrainën. //a.i/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

You may also like