“Berisha mund të ndërroj emrin e partisë”, Mentor Kikia “zbërthen” marrëveshjen Meta-Berisha: Të dënuar për të qenë bashkë

by admin
Spread the love

Gazetari dhe analisti Mentor Kikia në një intervistë televizive foli rreth marrëveshjes së bërë mes Berishës dhe Metës për të hyrë  me një kandidat të vetëm në zgjedhje.

Sipas Kikisë dy liderat po përpiqen të ristartojnë partitë e tyre. Madje ai kujton që dhe Berisha mund të ndryshojë emrin e partisë pasi vula mund të shkojë te grupi i Albeajt.

Kikia thotë se Berisha dhe Meta aktualisht janë të dënuar për të qenë aleatë. Ai thotë se bashkëpunimi i tyre është një histori e vjetër aleatësh me plus minuset e tyre, tashmë i çimentuar dhe nga halli por duhet parë si do të materializohet në zgjedhje.

“Janë dy politikanë që po përpiqen të ristartojnë partitë e tyre. Me emër të ri si PL apo dhe Berisha që nëse vula do të shkojë te grupi i Albeajt do të gjejë një emër të ri në partinë e tij. Por marrëdhëniet e tyre janë ato që kanë qenë historikisht. Berisha dhe Meta aktualisht janë të dënuar për të qenë aleatë pasi pothuajse spektri është shumë i zvogëluar në kolorin e tij. E majta nuk ka më parti të vogla. Rama e pastroi oborrin e partisë që futeshin e merrnin nga 1 për qind dhe kur bëhej ndarja uleshin me lugë të madhe në sofër për të kërkuar pjesë nga pushteti. Nga e djathta pothuajse nuk ka më parti të vogla dhe është Berisha e Meta që duhet të bëjnë llogaritë e tyre për të ecur përpara dhe për të ndarë pushtetin nëse, pushteti do të ndërrojë krah nga PS te opozita. “Është një histori e vjetër aleatësh me plus minuset e tyre, tashmë i çimentuar dhe nga halli por duhet parë si do të materializohet në zgjedhje”, tha Kikia.

You may also like