Berisha i tregon me këngë Lulzim Bashës se ç’do ndodhë më 11 dhjetor

by admin
Spread the love

Sot shënohet Dita Kombëtare e Rinisë, e teksa përkujtohet 8 Dhjetori i Lëvizjes Studentore, për herë të parë PD feston e ndarë mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.

Basha është i pranishëm në aktivitetin për Ditën e Rinisë tek ‘ArTurbina’, ku do të mbajë edhe fjalën e tij, ndërsa Berisha do të zhvillojë një takim në Qytet Studenti, ku edhe do të mbahen homazhe tek shtatorja e Azem Hajdarit.

Berisha ka zgjedhur kolonën zanore të aksionit të tij, të cilën e pagëzoi me emrin “Foltorja e PD”. Në takimin e tij të fundit, Berisha ka lancuar edhe këngën, e cila është luajtur në sfond, tek ai takohej me demokratët e mbledhur në sheshin “Demokracia” në Qytet Studenti.

Kënga e zgjedhur është “Ready for the Victory”, e grupit Modern Talking, e cila përkthehet në shqip: Gati për fitoren! Mesa duket Berisha e ka të qartë qëllimin e tij pas mbledhjes së Kuvendit Kombëtar të 11 dhjetorit.

You may also like