Berisha bën deklaratën e fortë: Kisha 15 oferta për të hequr non gratën

by admin
Spread the love

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur sot për shpalljen non grata ku ka deklaruar se ka pasur 15 oferta lobimi për ta hequr dhe nuk ka pranuar.

Sali Berisha: Sa për Gruevskin di që është larguar nga një proces gjyqësor dhe për mua nuk është normale. Hapet një proces mund të marrësh dënim të gabuar por kjo nuk është rruga të ikësh.

Nuk jam marrë me analizën e tre akuzave që ka bërë por i kam përmbledhur si shpifje dhe nuk kam bërë asnjë lobim dhe mund të kem patur 15 oferta lobimi për të hequr non gratat dhe nuk kam pranuar, sepse kam ndjekur dy linja, gjykatat dhe i kam vendosur vetes qëllim që të bëj gjithçka për transparencë. Nuk kam pasur rezultate spektakolare por pa rezultate s’kam qenë.

You may also like