Berisha akuzohet për korrupsion, Armina ‘e thyer’: Dua të zhdukem

by admin
Spread the love

Ish-kryeministri Sali Berisha është nën hetim lidhur me privatizimin e ish-kompleksit Partizani, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi është arrestuar me urdhër të SPAK.

Padyshim që në këtë histori nuk ka dalë pa u prekur e pa u përmendur edhe djali i Berishës, Shkëlzeni. Ky i fundit nuk ka munguar as me reagimet e tij ndaj GJKKO.

Ndërkohë bashkëshortja e Shkëlzenit, Armina Mevlani ka rralluar posimet në rrjetet sociale, por ajo ka krijuar një bised private me ndjekësit e saj nëpërmjet një ‘broadcast channel’ në Instagram.

E duket se aty ajo është ndjerë më e lirshme dhe ka ndarë edhe gjendjen e saj emocionale të momentit.

“Ndonjëherë thjesht dua të largohem nga gjithçka”, shkruhet në postimin që ka ndarë Armina

You may also like