Benzema është “zhdukur” nga radarët e klubit suadit, por mund t’i bashkohet ish-klubit të tij në Francë

by admin
Spread the love

Karim Benzema është shumë pranë largimit zyrtar nga skuadra e Al Itihadit në Arabinë saudite. Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, sulmuesi 36-vjeçar ka gjasa të kthehet tek ish-klubin e tij në Francë, Lioni. Drejtuesit e skuadrës franceze tashmë janë duke punuar për këtë transferim.

Benzema ka deklaruar më herët se dëshiron ta mbyllë karrierën te Lioni.

Karim Benzema u transferua te klubi i Arabisë Saudite “Al-Ittihad” si lojtar i lirë në verën e vitit 2023. Këtë sezon, futbollisti luajti 11 ndeshje në të gjitha turnetë me  “Al-Ittihad”,ku  shënoi 6 gola dhe asistoi në 3 gola. Kontrata e lojtarit me klubin saudit është e vlefshme deri në qershorit 2026.

Duhet theksuar se Benzema shkoi në Madrid pasi mori një leje 3-ditore nga Al-Itihad. Por ka mendime se kjo nuk pasqyron të vërtetën. Arsyeja e largimit të Benzemasë nga Arabia Saudite është se ai mori kërcënime me vdekje nga tifozët. Raportohet se paralajmërime të tilla janë shtuar gjatë 3 javëve të fundit. Si rezultat i kësaj situate të krijuar, Benzema duhej të kthehej në Europë. Lojtari ka çaktivizuar edhe llogaritë e tij në rrjetet sociale.

PANORAMASPORT.AL

You may also like