Benitez: Gara për titull e ekuilibruar, jam më i lidhur me Napolin se me Interin

by admin
Spread the love

Rafael Benitez, që ka drejtuar Napolin dhe Interin gjatë karrierës së tij, është një ekspert i Serie A dhe në një intervistë të dhënë për “La Gazzetta dello Sport”, ka bërë parashikimin e tij për garën për titullin kampion këtë sezon në kampionatin italian.

“Ekuilibrat janë shumë të brishtë, do të jetë një finale e paqartë deri në ndeshjen e fundit, sepse të treja skuadrat kanë mundësi të njëjta për të fituar titullin.

Mendoj se tashmë Juventusi ka dalë nga gara për titullin, por me siguri që të do marrë pjesë në Champions sezonin e ardhshëm”, ka thënë tekniku spanjoll.

Duket se një sukses i Napolit do ta bënte të lumtur: “Gjithmonë jam munduar që të lë një trashëgimi dhe për këtë arsye jam shumë i lidhur me klubet ku kam drejtuar. Te Napoli kam qëndruar më shumë se në Milano. Insigne, Mertens dhe Koulibaly janë akoma të rëndësishëm”, ka thënë mes të tjerash Benitez. /Oversport.tv

Foto: SSC Napoli Facebook

You may also like