BELGJIKË – Qeveria federale ndërmerr masa kundër dezinformimit zgjedhor

by admin
Spread the love



BRUKSEL, 27 mars /ATSH-ANSA/ – Qeveria federale belge u ka kërkuar shërbimeve të ndryshme të sigurisë së vendit që të bashkëpunojnë për të luftuar përhapjen e dezinformimit gjatë fushatës zgjedhore.

Më 9 qershor do të votohet si për zgjedhjet evropiane ashtu edhe për rinovimin e Parlamentit.

“Nuk ka asnjë arsye për panik, por nuk duhet të jemi as naivë”, theksoi ministrja e Brendshme, Annelies Verlinden, në fund të një takimi të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Në fakt, një raport i fundit nga shërbimet e sigurisë konfirmoi se përhapja e lajmeve të rreme përbën gjithashtu një kërcënim real për Belgjikën dhe institucionet e saj demokratike.

Përballë këtyre kërcënimeve, qeveria ka vendosur të forcojë mbikëqyrjen e rrjeteve sociale, duke pasur parasysh se një periudhë e konsideruar veçanërisht delikate po fillon me afrimin e zgjedhjeve të ardhshme në qershor./   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakNdërtimi i shkollës 9-vjeçare Arbanë, miratohet fondi për shpronësimet


You may also like