Bekimi im, falënderoj zotin që të solli në jetën time

by admin
Spread the love

Ardit Gjebrea është një nga moderatorët më të dashur nga opinion publik shqiptar. Për prezantuesi e emisionit të së dielës në Tv Klan ‘E diela Shqiptare’, data 26 janar është shumë e veçantë. Kjo datë shënon edhe ditëlindjen e vogëlushes së tij, Anna Gjebrea.

Anna nuk është më një emër i panjohur për të gjithë ne, pasi prej disa kohësh ajo është bërë pjesë e tregut të muzikës shqiptare. Sot e vogla e Arditit mbush plot 14 vjeçe dhe nuk ka munguar urimi nga i ati, i cili ka përzgjedhur fjalët më të bukura për të bijën.

“Sa shpejt 14! Dhe shume shpeit do vijne te tjerat, te tjerat, te tjerat… dhe unë nuk e di se sa do shoh, se sa do jetoj me ty, por të premtoj që edhe kur të mos jem, pèrsèri do jem me ty, në nje forme a nje tjeter. Dhe ti do jesh githmone e vogla ime, princesha ime, krenaria ime.

Une kam shume bekime ne jete, por ti je bekimi per tè cilin falenderoj çdo ditè Zotin qè tè solli ne jeten time. Të bekuar, diell dhe dashuri e paç jetën! Happy Bday @annagjebreaofficial” – shkruan Arditi në postimin e ndarë me ndjekësit e tij në rrjete sociale.

You may also like