“BE do të përfundoj si Bashkimi Sovjetik”, Paskal Milo tregon se çfarë fshihet pas deklaratës së Viktor Orban

by admin
Spread the love

Kryeministri hungarez Victor Orban ka deklaruar se Bashkimi Evropian do përfundojë si Bashkimi Sovjetik, në shpërbërje.

Lidhur me këtë, ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo në studion e lajmeve në MCN TV deklaroi se Orban tenton të bëjë politika të veçanta. Ai tha se këto janë taktika të tij, për të përfituar përmes nacionalizmit. Sipas Milos, Polonia dhe Hungaria nuk shkëputen nga perëndimi.

“Orban njihet që është kritik dhe me shumë pretendime në raport me Bashkimin Evropian. Është para së gjithash një politikë konstante e tij që përdor qëndrimet nacionaliste për shkak dhe të natyrës të partisë, apo qeverisë që ai kryeson dhe nacionalizmin e përdor dhe si flamur për beteja brenda vendit dhe instrument në BE për të përfituar sa më shumë nga fondi evropian për të bërë politika dhe në këtë rast i krijohet mundësia të bëjë politika të veçanta. Nuk besoj se lidhjet e tij do tronditin Hungarinë pavarësisht sloganeve që përdor Orban. Bëhet një bilanc para se të merret një vendim i madh siç bëri Britania e Madhe. A do opinioni i këtyre tre vende të dalë nga BE? Bëhet dhe një llogari e thjeshtë nëse fitojnë apo humbasin dhe pas bërjes së llogarisë vendosin. Por mendoj se gjithçka është për të marrë disa përfitime me të mëdha për gjithsecilin vend duke tundur kartën e separatizmit të shkëputjes nga BE. Nuk mendoj se ato do gjenin partnerë më të mirë në botë për të bashkëpunuar në Evropë. Me kë do bashkohet Hungaria, Polonia s’ka sens të shkëputen nga perëndimi. Duhet parë tendenca dhe ajo është pozitive dhe një proces ecën jo gjithmonë në vijë lineare por ka dhe kthesa. Nëse tendenca është pozitive dhe procesi do të ecë”, deklaroi Milo.

You may also like