BBC kërkon falje 27 vjet pas intervistës famëkeqe të Lady Diana-s! – Shqip

by admin
Spread the love

Pas 27 vitesh, drejtori i përgjithshëm i BBC-së, Tim Davie, ka kërkuar publikisht falje kundrejt princit Charles dhe djemve të tij, William dhe Harry, për intervistën famëkeqe të princeshës Diana të vitit 1995.

Lady D është intervistuar nga gazetari Martin Bashir gjatë emisionit “Panorama”.

Videoja hyri në histori për zbulimet e bëra nga Diana për martesën e saj me princin Charles dhe në përgjithësi për familjen mbretërore.

Zbulime, të cilat rezultuan se ishin marrë përmes mashtrimit dhe jo në rrugë të drejtë.

Pas rreth 3 dekadash BBC ka kërkuar zyrtarisht falje dhe ka deklaruar se nuk do ta transmetojë më intervistën.

Në vitin 2021, një hetim i pavarur për programin, i kryer nga Lord Dyson, zbuloi se transmetuesi publik britanik “nuk i plotësonte standardet e larta të integritetit dhe transparencës që janë shenjë dalluese e tij”.

Hetimi filloi pasi vëllai i princeshës së Uellsit, Earl Spencer, akuzoi BBC-në për “pandershmëri të plotë”.

Lidhur me çështjen, u zbulua se gazetari Martin Bashir kishte përdorur metoda mashtruese për të marrë intervistën me Dianën, duke përfshirë dokumente të dyshuara të falsifikuara.

Menjëherë pas vendimit të gjykatës, BBC lëshoi deklaratën e mëposhtme:

“Që nga publikimi i Raportit Dyson vitin e kaluar, ne kemi punuar me ata që kanë vuajtur nga taktikat mashtruese të përdorura nga BBC në ndjekjen e intervistës së saj me Dianën.

Do të doja të përfitoj nga ky rast për t’i kërkuar falje publike Princit të Uellsit Charles dhe Dukës së Kembrixhit William dhe Sussex Harry, për mënyrën se si u mashtrua Princesha Diana dhe ndikimi pasues në të gjithë jetën e tyre.

Siç tha vetë Duka i Kembrixhit, BBC gaboi që nuk i bëri vetes pyetje. Nëse do të kishim bërë punën tonë si duhet, Princeshë Diana do ta dinte të vërtetën kur ajo ishte ende gjallë. Ne e kemi zhgënjyer atë, familjen mbretërore dhe audiencën tonë”.

You may also like