Bayern dhe Borussia me sytë nga afati kalimta

by admin
Spread the love

Në Bundesliga, skuadra e Bayer Leverkusen kryeson renditjen shkëputur ndjeshëm nga rivalët, që kanë nisur të lëvizin në merkato. Kjo e janarit pritet të jetë një merkato e kujdesshme për Bayern Mynih dhe Borussia Dortmund, që janë larg objektivave të tyre.

BORUSSIA DORTMUND – Ekipi verdhezi humbet për Kupën e Afrikës lojtarin Bensebaini dhe për ta zëvendësuar po mendon të afrojë Ian Maatsen, që aktualisht luan me Chelsea.

Gjermanët kanë kohë që e ndjekin lojtarin, që mund të vijë në formë huazimi këtë janar. Borussia kërkon edhe një sulmues, pasi Haller e Moukoko nuk po japing atë që pritej në fushë.

BAYERN MYNIH – Të tjera objektiva për skuadrën kampione të Gjermanisë, me trajnerin Tuchel që kërkon një anësor dhe një mesfushor shkatërrues. Disa dëmtime në mbrojtje dhe ikja e Kim në Kupën e Azisë, ëndrra e Bayern është Araujo i Barcelonës, por duket e vështirë që të vijë në janar.

Klubi pëlqen edhe Arnau Martinez të Girona e Lenglet të Aston Villa. Në mbrojtje, Bayern po kryen bisedime me Martin Zubimendi të Real Societad.

You may also like