Batuta në Këshillin e Integrimit, Balla kunja me Tabakun: Ti e di kush dua un të arrestohet

by admin
Spread the love

Batuta në mbledhjen e Këshillit të Integrimit mes deputetes së PD Jorida Tabaku e cila është kryetare e këtij këshilli dhe kreut të grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla.

Teksa po raportonte kreu i SPAK Arben Kraja, Tabaku i ka kërkuar të ngrejë pak zërin që të dëgjohet më mirë pavarësisht nga interesi për ato që thuhen, duke shprehur dhe një dëshirë.

Batutat:

Tabaku: Do t’i kërkoj z.Kraja që ta ngremë pak zërin edhe kolegëve që t’i dëgjojmë. Unë e di që ne të gjithë këtu në parlament duam që të na thotë z. Kraja konkretisht kur do të arrestohet x ministër nga ana ime, z. Balla nga ana e vet

Balla: Ti e di kë kam unë…

Tabaku: Ndoshta informacioni i përgjithshëm nuk është lajm politik, por ta dëgjojmë.

You may also like