Batatina tregon pritshmëritë e tij në zgjedhjet lokale

by admin
Spread the love

Qytetarët e Kosovës sot po i drejtohen kutive të votimit për t’i zgjedhur përfaqësuesit e tyre lokal, asamblistët dhe kryetarët e 38 komunave.

Se çka pret nga zgjedhjet lokale ka folur edhe trajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili ftoi qytetarët e Kosovës të dalin masivisaht për të votuar.

“Vota e tyre do të jetë votë kulminante per qytetin, për zhvillimin e komunës së qytetit, prandaj duhet të dal çdo qytetarë ta shfrytëzojë të votojë sepse kata njerëz do të na qeverisin për 4 vite. Unë do ta jap votën pë rata që mendoj që janë më të mirët, që të sjellin ndryshime, për sportin për jetën dhe zhvillimin”

“Duhet të ndryshojë qasja ndaj klubit të Llapit, ndaj sportit në përgjthësi, duhet të ndajë më shumë buxhet”- tha Batatina për ATV, përcjell Insporti.

Ndryshe, qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe mbyllen në ora 19:00, ndërkaq në këto zgjedhje janë 166 kandidatë për postin e kryetarëve të komunave, 152 meshkuj dhe 14 femra.

/Insporti.com

You may also like