Bashkimi dhe Besa pretendojnë të vazhdojnë serinë e fitoreve, Arsimi për të stopuar rrugëtimin Kozhufit – Shqip

by admin
Spread the love

Sot me fillim në orën 16:00, në tetë terrenet e Ligës së dytë do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së katërt të  sezonit vjeshtor. Ndeshje  më të “nxehta” pritet të luhen  në Kumanovë aty  ku  Bashkimi vendas  do të përballet me Bellasicën e  Strumicës. Vendasit dëshirojnë të vazhdojnë me serine  e fitoreve.

Një ndeshje mjaftë interesante pritet tëzhvillohet edhe në stadiumin e Vrapçishtit  aty ku Besa e Dobërdollit është  nikoqire e Kamenica Sasa. Vendasit  janë të përgatitur për fitoren e katërt radhazi dhe të mbajnë pozitën e liderit në renditjen e tabelës.

Arsimi  në Çegran  është gatshme për të ndalur rrugëtimin e  fitoreve  të Kozhufit , për këtë garantë do të jenë  tifozët vendas  të cilët pritet të jenë në numër të konsiderueshëm.

Pelisteri në Manastir është nikoqire e Detonit Pllaçkovica  ku do të tenton të shënon fitoren e katërt sezonale

Teteksi në Tetovë pretë ekipin e Novacit për tri pike reja, ndërsa Skopje në Autokomand, takohet me Karaormanin, Ohri në “Biljanini Izvori“ takohet me Vardarin e Negotinës, ndërsa Pobeda në Prilep përballet me Osogovën.

Të gjitha ndeshjet luhen sot me fillim në ora  16:00.

Liga e dytë java e IV-ët më, takohen:  

Arsimi – Kozhufi, Bashkimi – Bellasica, Besa – Kamenica Sasa, Ohri – Vardari, Skopje – Karaormani, Pelisteri – Detonit Pllaçkovica , Pobeda – Osogova dhe Teteksi – Novaci.

/KlanMacedonia/

You may also like