Barcelona zyrtarizon drejtorin sportiv, merkato e klubit i besohet Jordi Cruyff

by admin
Spread the love

Jordi Cruyff është drejtori i ri sportiv i Barcelonës. Pak minuta më parë klubi “blaugrana” ka zyrtarizuar rritjen në detyrë të djalit të Johan, që deri më tani ka mbajtur postin e përgjegjësit të zonës ndërkombëtare të klubit, duke luajtur një rol vendimtar në merkaton e Barçës.

Ish-lojtari i Barcelonës edhe gati për të marrë drejtimin e anës sportive të klubit dhe të veprojë si protagonist duke nisur që nga merkato e ardhshme e janarit.

Jordi Cruyff ka luajtur për 2 sezone me Barcelonën (1994-1996), por për asnjë moment nuk arriti që të ndjekë gjurmët e babait të tij, që mbetet një nga legjendat e klubit spanjoll. / Oversport.tv

Foto: FC Barcelona Facebook

You may also like