Barcelona “shopping” në Premier, ja yjet që synon të sjellë në “Camp Nou”

by admin
Spread the love

Barcelona ka rilindur me Xavin dhe synon që sezonin e ardhshëm të rikthehet sërish si protagoniste jo vetëm në Spanjë por edhe në Europë.

Klubi katalanas po tregohet shumë aktiv në merkato, pasi synon që të përforcojë organikën që tekniku ka në dispozicion. Spanjollët kanë piketuar disa lojtarë në Angli, të cilët synojnë ti sjellin në LaLiga vitin e ardhshëm.

Sipas asaj që shkruan “Mundo Deportivo”, Barcelona po ndjek me vëmendje situatën te Chelsea, pasi synon që të bëjë të vetët dy lojtarë të “bluve”, Marcos Alonso dhe Cesar Azpilicueta.

Barça synon që të përforcojë edhe sulmin dhe nëse nuk arrin që të bindë Haaland, atëherë ka gati alternativën e tij: Alexandre Lacazette. Sulmuesi i Arsenalit mund të largohet nga Londra në sesionin e ardhshëm të merkatos.

Një tjetër emër që lakohet për sulmin është Marcus Rashford, që kërkon të largohet nga Manchester United dhe sipas “Sport”, destinacioni i ri mund të jetë Barcelona. / Oversport.tv

Foto: FC Barcelona Twitter

You may also like