Ballkani godet në merkato, firmos me ish-kapitenin e Tiranës

by admin
Spread the love

Pas firmës me sulmuesin Arb Manaj, Ballkani bën një tjetër lëvizje të madhe në merkato.

Shqip mëson se klubi kampion i Kosovës transferon Marsel Ismailgecin që së fundmi ishte pjesë e Zrinjski Mostar në kampionatin e Bosnjes.

Ish-lojtari i Tiranës në Superiore firmos për tre vite me skuadrën nga Suhareka dhe do të vendoset menjëherë në dispozicion të trajnerit Ilir Daja. 23-vjeçari shihet si një element me shumë vlera edhe për të ardhmen teksa mbrojtësi do të jetë një alternativë më shumë përgjatë sezonit, ndërsa në pozicionin e tij në organikën e Ballkanit është edhe Lorenc Trashi.


Top Channel

You may also like