Azem Ahmeti këngëtari që i “kallë” dasmat, vjen me hitin “Msyshi”

by admin
Spread the love

Me muzikë merret qysh në fëmijë, e kënga e parë që e këndoj ishte “Niset trimi për gurbet”, sikur ta dinte që një ditë ai do të ishte gurbetçar, larg vendlindjes, por gjithmonë pranë muzikë së bukur shqipe, e me këngët e tij prezent kudo ku ka shqiptar.

Ky është Azem Ahmeti, këngëtari i cili prej vitit 1998 jeton dhe vepron në Gjermani, por që pasionit për muzikën nuk ju nda asnjëherë.

Azem Ahmeti është artist autentik, pasi që në fëmijëri i ka rënë bukur çiftelisë e sharkisë, ndërkaq me kalimin e viteve kur edhe nisi të këndonte në mbrëmje rinore e manifestime të ndryshme, ai luante edhe në sintizajzer. Sot, është një nga këngëtarët me të angazhuar në dasma e ahengje që mbahen në Diasporë, por edhe në vendin tonë.

Albumi i parë i Azem Ahmetit erdhi në vitin 2011 dhe titullohej “Sytë e tu”, duke u bërë shumë i shitur e dëgjuar. Këngëtari duetin e parë e kishte me të mirënjohurin e muzikës popullore, kolegun e tij Ymer Bajrami me të cilin këndoj në xhirimet festive të vitit të ri 2020, ku e falenderon Ilir Goranin dhe stafin e tij. Thotë se është i hapur për duetë të tjera që mund të vijnë në të ardhmen e afërt.

Këngëtari i njohur e me karrierë të gjatë, së fundi i ka dhënë dritën e gjelbërt një tjetër projekti, këngës me titull “Msyshi”, e cila ka ardh e shoqëruar edhe me videoklip.

Kënga e re që po shpërndahet mjaftë në rrjete sociale është punuar në studion e Bekim Hallaqit dhe vjen me tekst dhe orkestrim nga Bekim Hallaqi. Videoklipi i këngës i është besuar produksionit “A Films”.

Ahmeti falenderon për mbështetjen e pakursyer këngëtarin e njohur Labinot Rexha dhe figurën e famshme televizive Shpëtim Desku e programin e tij “N’Kosovë show” për promovimin e bërë.

Këtu gjeni linkun e “Msyshi” nga Azem Ahmeti


You may also like