Avionë luftarakë amerikanë mbi Bosnjë, reagon Republika Serbe!

by admin
Spread the love

Lajmi se dy avionë luftarakë F-16 të Forcave Ajrore të Shteteve të Bashkuara do të kryejnë stërvitje mbi qytetet Brçko dhe Tuzla në Bosnje Hercegovinë, ka sjellë reagimin e Republikës Srpska.

Radovan Kovaçevic nga Aleanca e Social Demokratëve të Pavarur e cila qeveris këtë entitet, dha një përgjigje sfiduese. “Si reagim ndaj aviacionit tuaj dhe F16-tave kërcënues, ne do të lëshojmë aviacionin tonë, mbi një milion avionë letre të mbushur me dashuri për vendin, historinë tonë, atdheun, republikën tonë,” u shpreh ai duke shtuar se beson që e vetmja arsye përse amerikanët nisin avionët e tyre luftarakë është që t’i tregojnë muskujt “Republikës Serbe”.

Nisja e avionëve në fjalë vjen në prag të kremtimit në 9 janar të një feste antikushtetuese në entitetin e Republikës Sërpska. Në njoftimin e ambasadës së SHBA-së në Sarajevë nënvizohet se trajnimi dypalësh “tregon përkushtimin e Washingtoni ndaj integritetit territorial të Bosnjë e Hercegovinës në vazhdën e aktiviteteve përçarëse dhe anti-Dejton”.

“Shtetet e Bashkuara theksojnë vazhdimisht se Kushtetuta e Bosnjë e Hercegovinës nuk parashikon të drejtën e shkëputjes dhe se do të veprojë nëse dikush përpiqet të ndryshojë këtë element bazë të Dejtonit”, thuhet në deklaratë.


Top Channel

You may also like