Aventurat e Lulit: Zbulohet sa kamera ka vendosur në seli dhe çmimi i tyre

by admin
Spread the love

Ditën e sotme, është çblinduar selia e PD, ku dyert e blinduara ishin vendosur nga ish kryetari Lulzim Basha, ku u raportua pak më parë se blindimi i selisë kishte kushtuar plot 12 mijë euro, ndsërsa tani po zbulojmë se kush e kishte këtë ide.

Xhemal Gjunkshi ishte ideatori i blindimit të PD, ndërsa Basha realizuesi i kësaj ideje.

Por jo vetëm kaq.

Nga ajo që mësoj CNA.al është edhe “bombardimi” i selisë me kamera sigurie, që u shtuan më tepër para protestës së 8 janarit.

Në PD janë 5 kamera të mëdha, të cilat kanë një vlerë jo të vogël, por plot 2 mijë euro copa.

Veç këtyre, janë edhe 7 kamera ballore, si dhe 15 të vogla janë vendosur në pjesën e jashtme.

Në total, çmimi i të gjitha kamerave shkon në vlerën 20 mijë euro.

“Çmenduria” dhe aventurat e Lulit, kanë sjellë një shpenzim kolosal në PD.

You may also like