Aurela Hoxha realizon sfilatën e parë në Javën e Modës në Paris me markën e saj

by admin
Spread the love

Aurela Hoxha prej kohësh është zhvendosur në Barcelonë.

Ajo përveç familjes ka nisur edhe biznesin e saj.

Modelja shqiptare ka krijuar markën e saj të të brendshmeve, të cilat i ka prezantuar në Javën e Modës në Paris.

“Më 7 mars ishte debutimi im i parë me Aurela Hoxha Brand në Javën e Modës në Paris”, nisi shkrimin ajo.

“Shumë e lumtur dhe mirënjohëse për të gjithë ata që bënë kaq shumë punë dhe përpjekje për të realizuar këtë magji”, vazhdoi më tej Aurela.

Java e modës në Paris ka nisur më 28 shkurt dhe mbaroi ditën e djeshme (8 mars).

Ngjarja ishte e mbushur me momente prekëse, që nga sfilata e Louis Vuitton me dizajnet e të ndjerit Virgil Abloh, deri te dalja e parë ndërkombëtare e Julia Fox dhe Kanye West si çift.


You may also like