Atalanta e ka me gjykimin, Marino: Szczesny për të kuq, mungon një penallti

by admin
Spread the love

Më shumë se barazimi në minutat shtesë, Atalantës nuk i ka pëlqyer mënyra se si ka mbajtur ndeshjen gjyqtari Mariani. Drejtori i përgjithshëm i zikaltërve, Umberto Marino ka përsëritur protestat që bëri në fushë edhe në intervistën e dhënë për “Dazn”:

“Pozicioni ynë është i qartë: faulli i Szczesny ishte për karton të kuq, ndërsa de Ligt ka prekur topin me dorë në zonë, pra duhet të ishte dhënë një penallti për ne.

Na mungoi fati në disa raste, por luftuam si të barabartë me Juventusin, që vinte nga një seri e gjatë rezultatesh pozitive. Boga na ndihmoi që të krijonim superioritet numerik, besojmë tek ai si dhe te sulmuesit e tjerë.

Rivalet për vendin e katërt janë shumë dhe kampionati është akoma i gjatë. Skuadrat që janë pas mund të rikuperojnë dhe skenarët mund të jenë të shumtë, gjithçka është akoma e hapur”, ka thënë Marino. / Oversport.tv

You may also like