Aspak nuk ishte i kënaqur me të, momenti kur Pep Guardiola i tregonte Grealishit gabimet e bëra

by admin
Spread the love

Manchester City dhe Arsenali zhvilluan derbin por duke e mbyllur pa gola në kuadër të javës së 30-të.

Momenti interesant ishte pas ndeshjes, mes Pep Guardiola dhe Jack Grealish, i cili ishte futur në fushë në minutën e 61-të.

Guardiola duket se nuk ishte i kënaqur me mënyrën se si i kryente detyrat e caktuara dhe pas fishkëllimës së fundit, ai i shpjegoi me ashpërsi anglezit se çfarë kishte bërë gabim.

Skuadra e Jurgen Klopp tani është dy pikë përpara Arsenalit dhe tre pikë përpara Manchester Cityt.

You may also like