Asnjë lojtar i Dritës në listë, presidenti Murseli akuzon menaxherin Shala

by admin
Spread the love

Trajneri i Kosovës Primoz Gliha publikoi listën për ndeshjen ndaj izraelit, ku binin në sy mungesa të rëndësishme si Rrahmani e Zhegrova dhe prania e shumë futbollistëve dhe ish-futbollistëve të Ballkanit.

Megjithatë në listë nuk kishte asnjë futbollist nga skuadra e Dritës, teksa i menjëhershëm ishte edhe reagimi i presidentit të klubit gjilanas, i cili kritikoi ashpër menaxherin e Përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala.

Në një postim në Facebook, Murseli akuzoi se pikërisht për inate personale të Shalës, në listë mungojnë futbollistë të Dritës, teksa bëri apel që edhe FFK të marrë masa, për të mos lejuar ‘marrëzira të tilla’.


Top Channel

You may also like