Asllani dhe Ismajli shkëlqejnë në miqësore, lojtarët e Kombëtares gjejnë rrugën e rrjetës

by admin
Spread the love

Ka qenë një ditë pozitive për dy lojtarët e Kombëtares shqiptare Kristjan Asllani dhe Ardian Ismajli të cilët kanë arritur të realizojnë nga një gol me ekipet e tyre. Asllani arriti të realizonte në miqësoren që Interi zhvilloi në Maltë përballë Gziras të fituar me rezultatin tenistik 6-1.

Asllani shënoi golin e dytë për zikaltrit duke e çuar rezultatin provizorisht në 2-0. Më parë kishte realizuar edhe Bellanova, ndërsa golat e tjerë erdhën nga Calhanoglu, Gosens, Dimarco dhe Mkhitaryan.

Ndërkohë që Ardian Ismajli bën bomberin për Empolin dhe i jep fitoren në duelin miqësor përballë Sturm Graz. Ismajli realizoi golin e dytë në fitoren 2-1 të Empolit duke shënuar në minutën e 81. /oversport.tv

You may also like