Askush si Roma në vitin 2022, verdhekuqtë të pamposhtur që nga 9 janari

by admin
Spread the love

Roma nuk ndalet më në kampionat. Është e vërtetë që verdhekuqtë bënë një hap fals në ndeshjen e parë në Conference League përballë Bodo/Glimt, por gjithashtu është fakt që skuadra e Mourinhos nuk humbet në Serie A prej më shumë se 2 muajsh.

Një paraqitje shumë e rëndësishme që i ka mundësuar skuadrës kryeqytetase të ngjitet në vendin e 5-të në renditje. Roma ka 11 rezultate pozitive në kampionat, ku nuk humbet që nga sfida e 9 janarit përballë Juventusit.

Verdhekuqtë kanë arritur 7 fitore dhe 4 barazime që nga ajo kohë, shifra që si ka arritur asnjë skuadër tjetër e Serie A në vitin 2022. / Oversport.tv

Foto: AS Roma Twitter

You may also like