“Askush nuk do e pengojë karrierën e tij”, anëtari i kryesisë së PD-së parashikon çfarë do të ndodhë me Lulzim Bashën në 12 dhjetor

by admin
Spread the love

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Aldo Bumçi parashikoi se çfarë pritet të ndodhë në Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha.

I ftuar në emisionin ‘Ditari’, Bumçi pasi listoi disa nga vendimet që do të merren në këtë Kuvend, deklaroi se më 12 dhjetor Lulzim Basha nuk do të jetë më kryetar i PD dhe shtoi se askush nuk do ta pengojë vijimin e karrierës së tij në këtë parti apo të mbështetësve të tij.

“Më 12 dhjetor Basha nuk është më kryetar partie. Asgjë tjetër nuk ndryshon. As vazhdimi i karrierës së tij në PD, është anëtar Kryesie, deputet dhe nuk e pengon askush karrierën e tij politike me rregullat që përcaktohen për të gjithë. Mbështetësit e tij vazhdojnë mbeten në PD. Jepet mundësia e fraksioneve. Projekti i 11 dhjetorit nuk nënkupton z.Berisha dhe të gjithë janë pas tij. Kjo nuk është shtëpi e madhe. Askush nuk duhet të largohet apo të krijojë lëvizje jashtë PD. Madje të rikthehen dhe këta që janë larguar në këto vite. Si ish-kryetar Basha do të vazhdojë karrierën në PD. Por ai do që krizën e tij personale si kryetar partie t’ia kalojë të tjerëve”, tha Bumçi.

You may also like