ASH: Regjimi LSDM-BDI liroi kumbarin e krimit dhe korrupsionit, Sasho Mijallkov

by admin
Spread the love




Nga Aleanca për Shqiptarët kanë reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit për heqjen e masës së paraburgimit ndaj Sasho Mijallkovit për rastin “Parcelat në Vodno” . Nga kjo parti kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë, Bojan Mariçiq dhe zëvendësit të tij Agim Nuhiu.
Gjykatat e kontrolluara nga regjimi LSDM-BDI arritën të triumfojnë kundër drejtësisë dhe qytetarëve. Sasho Mijallkov, partneri kryesor i këtij regjimi, me vendim të Gjykatës së Apelit, përfundimisht lëshohet në liri.Kjo ditë do të mbahet mend si dita më e zezë e drejtësisë në vend. Sot krimi, korrupsioni dhe regjimi u bënë bashkë për të shpëtuar kumbarin e tyre nga drejtësia, përderisa qindra qytetarë padrejtësisht mbahen në burgje. Sot ministri dhe zëvendësministri i padrejtësisë, Bojan Mariçiq dhe Agim Nuhiu duhet urgjentisht të largohen nga postet e tyre dhe ti bashkangjiten shefit të tyre të dështuar, Zoran Zaev”, thuhet në reagimin e ASh-së.


You may also like