Arsovska në inspektim të rikonstruimit të rrugës në Shuto Orizarë

by admin
Spread the love

Kryetarja e Shkupit Danella Arsovska, sot kreu inspektim gjatë punëve ndërtimore në pjesën e rrugës 38 “Brigada Maqedonase-Kosovare” në Komunën e Shuto Orizarës, njoftojnë nga Qyteti i Shkupit.

Nga Qyteti informojnë  se me urdhër të tyre, ekipet e NP “Rrugë dhe Rrugica” kanë filluar me aktivitetet ndërtimore për rikonstruksionin e rrugës 38 në Komunën e Shuto Orizarës në një gjatësi prej 450 metra në një sipërfaqe prej 1800 metra katrorë.

“Me  realizimin e  këtij projekti, qytetarët e Shuto Orizarës do të marrin një infrastrukturë të re rrugore dhe zgjidhje për problemet shumëvjeçare në këtë pjesë të qytetit”, thuhet në kumtesë.

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like