Arrestohet strugani, organizator i një grupi kriminel ndërkombëtar për tregti me lëndë narkotike

by admin
Spread the love




Reparti për shkatërrimin e krimit të organizuar dhe serioz- Reparti për hetime kriminalistike, Njësiti për Tregti të palejuar me drogë së bashku me Prokuror Publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsion, në bashkëpunim direkt me Policinë Australiane dhe forcat policore nga Australia, dhe në koordinim me DEA-n amerikane, pas hetimi prej një viti, në Strugë e kanë arrestuar 27 vjeçarin I.R nga Struga, me shtetësi të RMV-së dhe Australisë, për të cilin ekzistojnë dyshime se është koordinator i grupit kriminel ndërkombëtar që ka vepruar kryesisht në territorin e Australisë, duke shfrytëzuar mënyrë të sofistifikuar të komunikimit për shitjen e drogës. /SHENJA/


You may also like