Arrestohet oficeri korrektues, u kap në flagrancë duke marrë ryshfet

by admin
Spread the love

Një oficer korrektues është arrestuar nga policia pasi ishte kapur në flagrancë duke marrë ryshfet.

B.R, dyshohet se ka mundësuar futjen e disa gjërave të ndaluara në Qendrën e Paraburgimit në Prizren.

Pas intervistimit nga prokurori është dërguar në mbajtje për 48 orë.

“Sektori për Hetimin e Korrupsionit, në flagrancë kanë arrestuar B.R., (1972) nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale marrje ryshfeti. I dyshuari, oficer korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, dyshohet se ka mundësuar futjen e disa gjërave të ndaluara në Qendrën e Paraburgimit në Prizren për një person të paraburgosur. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit i dyshuari dërgohen në mbajtje deri në 48 orë”.

Ndërkaq në një rast tjetër policia ka arrestuar një 25 vjeçar, tek i cili janë gjetur 1 mijë e 100 euro të falsifikuara, të cilat edhe janë konfiskuar.

H.P, pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje deri në 48 orë.

You may also like