Arratisja e një luani cirku që trembi Romën për orë të tëra

by admin
Spread the love

Një luan që u arratis nga cirku në një qytet të vogël jo shumë larg Romës dhe u ende rrugëve për orë të tëra derisa u kap.

Alarmi ka zgjatur për orë të tëra, nga arratisja e së shtunës nga ora 16:00 deri në orën 21:00 kur kafsha është rrethuar nga veterinerët dhe ka arritur të shpëtojë, derisa më në fund është kapur.

“Gjithë jetën ëndërroi të kthehej në savanë dhe duhej të vendosej në Ladipoli, një orë larg Romës. Por, të paktën atje ka një det“, shkruan La Repubblica për luanin që krijoi kaos në një qytet të vogël jo shumë larg Romës.

Arratisja në liri e luanit të moshuar që u arratis nga cirku për gjashtë orë i mbajti të gjithë në pezull: banorët e bllokuar në shtëpitë e tyre, forcat e policisë nën rrethim dhe aktivistët e të drejtave të kafshëve.

Pronarët e cirkut nga i cili shpëtoi kafsha pretendojnë se në fakt janë viktima të sabotazhit.

“E gjetëm kafazin të hapur dhe dikush pa tre persona duke ikur në këmbë”, thanë ata.

Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur pasditen e së shtunës. Policia e Ladipolit do të dërgojë informacion në prokurorinë e Civitavecchia-s dhe drejtuesit e cirkut rrezikojnë një padi për moskontrollimin e kafshës.

The post Arratisja e një luani cirku që trembi Romën për orë të tëra appeared first on American Eye.

You may also like