Arnold Schwarzenegger ndalohet në aeroportin e Mynihut për orën luksoze – Shqip

by admin
Spread the love

Aktori hollivudian, Arnold Schwarzenegger, u ndalua në aeroportin e Mynihut në Gjermani, pasi nuk deklaroi një orë të shtrenjtë, të cilën planifikonte që ta vinte në ankand për bamirësi. Sipas asaj që shkruan britanikja The Guardian, aktori austriak dhe ish-guvernatori i Kalifornisë, u ndalua mbrëmjen e së mërkurës në zonën doganore të aeroportit pasi kishte mbërritur në Gjermani nga SHBA.

Teksa aktori 76-vjeçar pritet që të vijojë axhendën e tij në këtë shtet, zëdhënësi i doganës së aeroportit Thomas Meister tha se ora “do të duhet të qëndrojë”. Ai shtoi se ndaj aktorit nisi një procedim penal për evazion fiskal. Sipas Meister, Schwarzenegger duhet të kishte paguar një taksë pasi ora do të shitej në Bashkimin Europian.

Aksesori luksoz pritej që të vihej në ankand, në një mbrëmje bamirësie të iniciativës klimatike të Schwarzenegger, në resortin e skisë të Kitzbühel, që do të zhvillohet mbrëmjen e së enjtes./tvklan.al

You may also like