Armend Alimi bëhet futbollist KF Besa nga Dobërdolli! – Shqip

by admin
Spread the love

Njëri  ndër mesfushorët më të mire në  futbollin e Maqedonisë së Veriut, Armend Alimi  nga dita e sotme zyrtarisht është futbollist i ri në ekipin e Besa 1976  nga  Dobërdolli,  anëtare në ligën e dytë.

Me kënaqësi deklaroi  se sot arritëm marrëveshje  me ekipin nga  Dobërdolli që të jem pjesë e kësah skuadre  që ka pretendime të qarta në kampionatin e ri. Unë drejtuesve të klubit, stafit teknik  dhe posaçrishtë tifozëve të klubit që janë në numër tëmadh, ju premtoj se gjithmonë do të japi më të mirën nga  vetja ime, Nuk do t,ju zhgënjej” deklaroi ekslizivisht për Klan Maqedoni, futbollisti Armend Alimi .

Lajmi është bërë publike në rrjetet sociale në fejsbuk nga ana e drejtuesve të ekipit nga Dobërdolli ku thuhet se Armend Alimi transferohet nga skuadra e Rabotnickit. Karriera e Alimit përfshin shumë skuadra në të cilat ai ka luajtur, si jasht vendit poashtu dhe në ligën e parë në RMV. NK Istra, Örebro SK, Nea Salamis, Ermis Aradippou, KF Shkëndija, Rabotnicki janë disa nga ekipet ku ai ka luajtur. Suksesin më të madh në karrier Armend Alimi e ka arritur me skuadrën tetovare KF Shkendija, me të cilët arriti të shpallet tre herë kampion në ligën e parë si dhe fitues i kupës së Maqedonisë së Veriut.
Mirësevjen Armend Alimi.

Me angazhimin e këtij ylli të futbollit, drejtuesit e KF Besa padyshim se paralajmërojnë se në sezonin 2023/2024 kanë pretendimetë mëdha pse jo edhe të pretendojnë pë elitën e futbollit vendor.KlanMacedonia/

You may also like